
“100 goditje me kamxhik nëse nuk bini përtokë nga e qeshura”, thuhet në kopertinë. Madje profeti ishte shpallur si redaktor special i këtij edicioni.
Nga sulmi nuk ka pasur të plagosur, por duket se synimi ka qenë që të shkatërrohet sistemi i të dhënave i redaksisë. Kryeredaktori thotë se kanë marrë dhe e-maile kërcënuese. Ndërkohë versioni online ka rënë pre e sulmeve të hakersave.
Në vitin 2006, kjo redaksi publikoi karikaturat e profetit Muhamed, që ishin publikuar për herë të parë në gazetën daneze “Jyllands Posten”. Për më tepër, ajo shtoi edhe disa karikatura të sajat. (tema)