Situata në veri e pa ndryshuar

Situata në veri nuk ka ndryshuar, barikadat ende mbesin nëpër rrugët e veriut, edhe pas vizitës së djeshme që Komandantit të KFOR-it, gjeneral major Erhard Drews.

Zëdhënësi i KFORI-it, kolonel Uve Novicki, tha se situata në veri është e qetë.

“Situata sot paraqitet e qetë dhe njërëzit janë të qetë krahasuar me dje. Mendoj se kjo situate do të vazhdoj edhe në ditët e ardhëshme”, theksoi për Radio Kosovën, Novicki.

Gjenerali gjerman, ka shprehur shqetësimin e tij për vendosjen e kamionëve të rinj në barrikada, pasi në rast të largimit të barrikadave, automjetet e shtrenjta mund të dëmtohen.

Ai, ka paralajmëruar haptas të gjithë, se KFOR-i nuk do të kompensojë asnjë dëm të shkaktuar nga operacionet e largimit të barrikadave./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat