Granatë në stacionin policor në Zubin Potok

Pjesëtarët e KFOR-it kanë asgjësuar pak pas mesnate një granatë dore që ishte vendosur në parkingun e stacionit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Gjatë neutralizimit të kësaj granate nga ana e njësiteve të specializuara të KFOR-it, nuk ka pasur të lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale në objektet dhe automjetet përreth.

Sipas medieve serbe, dyshohet se granata ishte vendosur në këtë lokacion të dielën rreth orës 22:30, ndërkohë që nuk dihen autorët e tentimit të këtij sulmi me granatë, si dhe motivet e këtij incidenti./zeri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat