
“Ka gjëra që kam urryer për vite me radhë. Nuk mund t`i duroj më Krishtlindjet për shkak të abuzimeve të tij i veshur si babagjysh”, thotë aktualisht nëna e tre fëmijëve dhe administratore e një firme, e cila vazhdon të ketë ankthe nga fëmijëria dhe disa herë ka tentuar të vras veten.
“JGF” është emri i referimit për viktimën në sallën e gjyqit. Ajo tregon se prifti e dhunonte seksualisht për atë që ai quante sjellje të pahijshme. “Murgeshat e dinin. Ai lejohej të merrte çdo fëmijë dhe t`i përdhunonte ato. Gjithnjë ishte faji im, pasi mbaronte punë ai më thoshte që të dhuroja para në kutin e bamirësisë. Sipas tij zoti i kishte kërkuar që të më dënonte”, shprehet viktima.
Ndërkohë që ky vendim i Gjykatës së lartë në Britani, mund të shkaktojë dëme të paimagjinueshme financiare për Kishën katolike e cila do të jetë e detyruar të paguaj milion para zhdëmtim për të gjitha viktimat e priftërinjve në Angli. /albeu.com