
Burime të Kosovapressit nga terreni tregojnë se dhjetëra serbë të cilët kanë qenë në atë kohë duke kujdestaruar pranë kësaj barrikade, përkundër tentimit të tyre për të rezistuar, nuk kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë, ndërsa KFOR-i ka arrestuar disa prej tyre.
“Ushtarët e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpartalluar rreth 30 serbë të cilët janë tubuar në atë vend. Janë edhe disa të lënduar lehtë nga gazi lotsjellës në mesin e serbëve”, kanë thënë burimet, duke shtuar se situata tani është e qetë.
Bëhet e ditur se serbët e rebeluar kanë vendosur sërish barrikadë të re nga dheu në afërsi të asaj të vjetrës rreth 150 metra më tutje./Kosovapress/