Policia e Kosovës konfiskon “Serbinë e Madhe”

Policia e Kosovës ka konfiskuar qindra kopje të revistës “Serbia e Madhe”, një broshurë partiake e Partisë Radikale Serbe. 

Ky akt i policisë së Kosovës ka qenë temë e ashpër debati në Parlamentin e Serbisë në Beograd, ku deputetja e PRS-së, Vjerica Radeta ka shprehur shqetësimet dhe reagimet se si anëtarja e tyre dhe kryetarja e Kuvendit të bashkësive komunale serbe në veriun e Kosovës, Radovana Niçiç ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, dhe më pas i janë konfiskuar të gjitha materialet.

Deputetja e radikalistëve ka kërkuar se si presidenti Boris Tadiç do të mbrojë serbët në Kosovë, duke ndërlidhur edhe rastin e aktivistes së tyre partiake.

“Tërë materiali dhe revistat i janë konfiskuar dhe me këtë rast është angazhuar edhe një polic, i cili ka lexuar revistën dhe ishte angazhuar që në brendinë e saj të gjejë materiale që janë në kundërshtim me kushtetutshmërinë e shtetit të rrejshëm të Kosovës”, ka theksuar deputetja Radeta.

Deputetët radikal gjithashtu kanë kërkuar edhe dorëheqjen e shefit të grupit negociator serb, Borko Stefanoviq, pasi që sipas tyre, marrëveshjet e arritura me Prishtinë çojnë në drejtim të njohjes së shtetit të Kosovës. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat