
Kryetari ilegal i Komunës ilegale të Mitrovicës, Krstimir Pantic ka akuzuar direkt ROSU-n për siç ka thënë sulmin mbi serbët. “Të gjithë e din që në serbët kanë shtënë pjesëtarët e njësisë ROSU, por të gjithë heshtin”, ka thënë ai, transmeton B92.
Me këtë rast, Pantic ka kërcënuar se do t’i ndërprenë raportet me misionin e KFOR-it.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti ka thënë se ende nuk ka asnjë të dyshuar për rastin. Ai ka thënë se janë bastisur gjashtë shtëpi./Indeksonline/