Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka filluar procesi gjyqësor kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, të cilët akuzohen për krime të luftës në rastin ''Kleçka''.
Gjykimi ka filluar rreth orës 10 e 30, ndërsa në gjykatore janë të nëntë të akuzuarit. Fatmir Limaj i cili gjendet në arrest shtëpiak është sjell në gjykatë nga policia. Pala mbrojtëse paralajmëron se do të kërkojë shtyrjen e procesit, për shkak se avokatët nuk i dinë rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces, Agim Zogaj.
Ndërkohë, bëhet e ditur se për procesin gjyqësor kundër deputetit, Fatmir Limaj, është intervistuar edhe kryeministri, Hashim Thaçi në cilësinë e ish drejtuesit politik të UÇK-së dhe si ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Siç shkruan e përditshmja “Zëri”, prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro, e ka pyetur kryeministrin Thaçin, për rolin e Limajt gjatë luftës në Kosovë./RTK/