
Kamerat e vendosura në rrugë, treguan forcën e tërmetit prej 5.7 ballësh të shkallës Rihter që goditi sërish lindjen e Turqisë.
Kamerat ishin të vendosura në qytetin e Vanit, ku jetojnë një milionë banorë. Nga pamjet gjithcka dukej e qetë, por pas disa minutash, gjithcka ndryshoi. Hoteli 6 katësh, u rrafshua brenda pak sekondash.
Pamjet vazhdojnë më tej kur gjithcka tundet me forcë, ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga ndërtesat apo makinat. Pluhuri shihet kudo.
Të paktën 12 persona humbën jetën, ndërsa 28 të tjerë, u nxorrën të gjallë nga rrënojat.
Tërmeti i fundit goditi jugun e Vanit ndërsa epiqendra e tërmetit të 23 tetorit, që shkaktoi vdekjen e 600 personave u rregjistrua në verilindje të qytetit.
Ende mijëra familje jetojnë në kampe të improvizuar dhe përballen me temperaturat e ulta dhe të ftohtin./tch/
{youtube width="650" height="450"}cZg3aoo2_E0{/youtube}