Përurohen 38 kilometrat e parë të autostradës

Janë lëshuar në qarkullim 38 kilometrat e para të autostradës ''Ibrahim Rugova'', e cila do të afrojë edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë.

Prerjen e shiriti e bën presidentja e Kosovës, Atiefete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kongresisti amerikan Eliot Engel.

Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë drejtues të lartë të institucioneve të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kongresisti amerikan Eliot Engel, zyrtarë tjerë si dhe shumë qytetarë.

Në hapje të ceremonisë, presidentja Atifete Jahjaga, theksoi se me këtë autostradë po hiqen barrierat e komunikimit mes Kosovës dhe Shqipëri dhe po realizohet ëndrra e pritur shumë gjatë.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, deklaroi se kjo rrugë, që me krenari mban emrin Ibrahim Rugova, tha se është projekt i të ardhmes evropiane të Kosovës.

Kanë përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kongresisti amerikan Eliot Engel, ambasadori amerikan Kristofer Dell.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur për rëndësinë e autostradës e cila bashkon edhe më shumë Kosovën dhe Shqipërinë, duke realizuar në këtë mënyrë një ëndërr historike të brezave me radhë.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, pasi që ka uruar popullin e Kosovës për autostradën e re, theksoi se kjo është një ditë e shumë e rëndësishme, pasi që Kosova tash është më pranë Evropës.

Ambasadori amerikan Kristofer Dell,tha se përurimi i këtij segmenti rrugor është edhe një hap tjetër drejt ëndrrës së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, emrin e të cilit mban kjo autostradë.

Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës ka kushtuar 330 milionë euro.Punimet në autostradë do të vazhdojnë derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm.

Autostrada ”Ibrahim Rugova”, është cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE. Punimet në këtë autostradë është duke i kryer kompania “Bechtel-Enka”.

Autostrada, punimet në të cilën kanë nisur më 25 prill të vitit të kaluar, do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës.

Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës është 120 km në orë, ndërsa aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të zhvillohet një shpejtësi e projektit prej 140 km në orë./RTK/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat