'Hetojeni UÇK-në e ndajeni Kosovën'

Dan Burton, Ted Poe dhe Danna Rohrabacher s’kanë ndryshuar mendjen as pasi e panë Deklaratën e Pavarësisë në Prishtinë dhe u takuan me krerët e lartë shtetërorë të Kosovës.

Në një mbledhje të nënkomitetit për Evropën të Komitetit të Jashtëm të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Philip Gordon,  të tre kongresistët kanë folur kundër Kosovës duke propozuar edhe ndarjen e vendit.

Burton dhe Poe kanë bërë thirrje që të hetohen akuzat për trafikim organesh nga ana  e UÇK-së. “Ështe shqetësuese që ambasadori ynë Dell thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, që ka qenë e pamundshme të bëhen krime të tilla, kurse hetimet ende nuk kanë përfunduar”, ka thënë Poe.

Ndërkohë, Burton ka thënë se SHBA-ja vetëm sa po prish punë në rajon.

“Ne (SHBA-ja) kemi marrë vendim që njëanshëm ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe e kemi bërë këtë duke mos lejuar serbët e shqiptarët që te merren vesh. Kjo, vetëm sa ka shtuar problemet”, ka thënë Burton.

E kongresmeni nga Calinfornia, Dana Rohrabcher dikur përkrahës i madh i pavarësisë, tani ka bërë thirrje për ndarjen e Kosovës.  “Nëse dikur kemi thënë se Kosova duhet të jetë e pavarur sepse njerëzit që jetojnë aty nuk duan të jetojnë në Serbi, tashmë është e qartë se serbët e veriut nuk duan të jenë pjesë e Kosovës”, ka thënë Rohracher.

Për gjithçka ka pasur përgjigje Gordon, i cili ka thënë se pavarësia është e pakthyeshme, ndarja nuk mund të ndodhë sepse do të kishte efekt rajonal dhe se SHBA i merr seriozisht akuzat e Martyt dhe kërkon hetime për to.

“Qëndrimi ynë është se nuk ka ndryshim kufijsh. Pastaj, edhe serbët në Bosnjë të kërkonin një gjë të tillë, shqiptarët e jugut do të donin të bëheshin pjesë e Kosovës. Kjo do të hapte Kutinë e Pandorës. Është e vështirë të mendohet hyrja e Serbisë ne BE pa u rregulluar puna e kufijve dhe derisa funskionojnë struktura paralele në Kosovës”, ka thënë Gordon. /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat