Al Jazeera Balkans transmetohet në IPKO

Kanali televiziv Al Jazeera Balkans ka nisur me emetimin e programit më 11 nëntor. Programi i dedikohet tërë rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Me qëllim të mbulimit sa më të mirë të territorit të Kosovës, Al Jazeera Balkans ka nënshkruar më 17 nëntor kontratën për transmetimin e programit të saj me IPKO, që është një nga operatorët kryesor të rrjetit kabllovik televiziv në Kosovë duke e mbuluar 98,5% të territorit.

Së shpejti pritet edhe nënshkrimi për transmetimin e programeve të Al Jazeera

Balkans edhe me operatorët tjerë për distribuimin e programeve televizive perms sistemit kabllor, njofton përmes një komunikate ky Al Jazeera.

Me studion e vet qendrore në Sarajevë, Al Jazeera Balkans është programi i pare televiziv i rrjetit global televiziv Al Jazeera që emetohet në ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhëve angleze dhe arabe.

Ai mbështetet në rrjetin rajonal të korrespondentëve, përfshirë edhe korrespondentet nga Kosova, si dhe në rrjetin botëror të reporterëve të Al Jazeera.

Programi i  Al Jazeera Balkans do tu ofroj shikuesve në rajon lajmet rajonale dhe botërore. Ai, po ashtu, do ta informoj botën për ngjarjet në rajon përmes programevetë Al Jazeera në anglisht dhe arabisht./indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat