Kapet Sejf Kadafi në arratisje i cili tregohej si trashëgimtari i liderit të rënë të Libisë Muamer Kadafi.
Muhammed el Alag, Ministri i Drejtësisë së qeverisë së Libisë ka deklaruar se Sejf Kadafi është arrestuar sëbashku me disa truproja të tij.
Djali i Muamer Kadafit dhe të afërmit e tij ishin kapur në Provincën Obari në shkretëtirën në jug të Libisë.
Ministri libian bëri të ditur se gjendja shëndetësore e Sejfit është e mirë.
Ishte pretenduar se Sejf Kadafi ishte parë në jug të vendit ku mundohej të organizonte fiset në shkretëtirë për të filluar një luftë të re të brendshme në vend./trt/