Medvegja Forum dënon sulmin ndaj familjes Ismajli

Shoqata Kulturore Bamirëse Medvegja Forum dënon ashpër sulmin ndaj familjes Ismajli nga Gërbaci i Medvegjës. Rastet e tilla janë të papranueshme dhe i konsiderojmë sulm direkt ndaj çështjes shqiptare në Medvegjë. Kujtojmë se pikërisht këto raste kanë bërë që shqiptarët të shpërngulen nga Medvegja nga viti 2000 deri më sot. Kërkojmë nga organet e rendit që të hetojnë rastin në fjalë deri në zbardhjen e tij dhe, ndaj policit të ndërmerren masat e duhura ligjore. Po ashtu kërkojmë nga faktori politik shqiptar që të ngrehë zërin ndaj këtij rasti dhe të kontribuojë që rastet e tilla të mos përsëriten në komunën e Medvegjës. Kërkojmë edhe nga dy qeveritë e shteteve shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që rastet e tilla, të cilat ndodhin shpesh në Kosovën Lindore, t’i ngrehë në nivel ndërkombëtar, pasi që konsiderojmë se këto raste janë politikë e qeverisë së Serbisë, e cila asnjëherë nuk nguron që të hapë debate në nivel ndërkombëtar kur është fjala për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

 

 

Sh.K.B ,,Medvegja Forum’’

Kryesia,21 nëntor 2011

Prishtinë-Medvegjë


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat