
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Behxhet Bala vlerësoi se këto veprime bëhen me qëllim të frikësimit të popullatës, andaj strukturat e sigurisë duhet që të shtojnë masat e sigurisë. "Duhet të veprohet më kohë që të parandalohen grupet kriminale që të frikësojnë popullatën", tha ai. Ndërsa përshëndeti hapjen e një nënstacioni policor në Kroin e Vitakut, duke thënë se kjo do të "ndikojë pozitivisht në shtimin e sigurisë atje. Kjo ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të asaj lagjeje", tha ai.
Nga ana e tij, komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, sqaroi se në atë vend është vendosur një barakë (kontejner), për të siguruar kushte më të volitshme për punë për zyrtarët policor. "Vendimi për vendosjen e kësaj pike statike, është bërë në parim me metodologjinë e re të punës në sektore", tha Zabeli./qik/