
Kryeshefi ekzekutiv për këtë paralajmërim e ka njoftuar edhe Bordin e Drejtorëve të PTK-së.
Në njoftim rikujtohet se Shyqri Haxha e ndërmerr këtë hap “pas një menaxhimi të suksesshëm të PTK Sh. a, për tri vitet e kaluara” dhe se këtë e bën për shkaqe të zvogëlimit të hapësirës së veprimit dhe pengesave për realizimin e vizionit të tij për zhvillimin e korporatës.
Jep dorëheqje nga pozita e tij kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqri Haxha, bën të ditur KTV-ja. Sipas burimeve nga PTK-ja, Haxha po jep dorëheqje për shkak të ngushtimit të hapësirës së punës së tij. Haxha nuk ka parë më mundësi për të vepruar në pozitën që është, ndërkohë që lajmi pritet të bëhet zyrtar gjatë ditës.
Haxhës bashkë me drejtues të bordit të kësaj ndërmarrjeje dhe ata të kompanisë Dardafone u është ngritur aktakuza nga Prokuroria nën dyshimet për dëmtim të PTK-së dhe korrupsion, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për Operatorin e Rrjetit Mobil Virtual mes të PTK-së dhe Dardafon LLC dhe transferimin e mëvonshëm të licencës për Dardafon.net në vitin 2008 dhe 2009./koha/