Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të FSK-së. Prej sot detyrën e kreut të kësaj Force e mori gjenerali Kadri Kastrati, përderisa komandanti i deritashëm Sylejman Selimi do të vazhdojë karrieren e tij në diplomaci.
Në fjalën e rastit presidentja e vendit, Atifete Jahjaga tha se FSK-ja është një nga instiucionet më të besueshme dhe më kredibile në vend./rtk/