Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur më qartë se cilido politikan tjetër në raport me ekzistencën e shtetit palestinez. Në Tel Aviv ai është shprehur kundër shtetit palestinez duke thënë se përkrah në këtë drejtim Izraelin dhe politikat e tij karshi cështjes palestineze. Kësisoj Berisha është vënë kundër shtetit musliman, ku madje me një gjuhë të tillë flasin rrallë vende.
Madje Berisha ka shkuar edhe një hap më tej duke i kërkuar vendit hebrej që të bëjë më shumë më miqtë ndërkombëtar për të mos e lejuar Iranin të forcohet me armët bërthamore. Kryeministri Berisha po qëndron për një vizitë disaditëshe në Izrael ku është pritur nga zyrtarët më të lartë të shtetit. /indeksonline/