Përderisa shqiptarët, qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, partitë politike nga Kosova dhe Shqipëria, heshtin ndaj padrejtësive dhe sulmeve që Serbia ju bënë banorëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, një gjë të tillë nuk e bëjnë edhe partitë serbe. Rasti i fundit i ndodhur në Komunën e Medvegjës, ku polici serb sulmon familjen Ismajli në shtëpinë e tyre, ka kaluar në heshtje të faktorit politik shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.
Të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe partia serbe LDP, edhe pse ndoshta për poenët e saj politik, e cila ka dënuar rastin në fjalë.
Në reagimin e saj, LDP kërkon nga Ministria e punëve të brendshme të Serbisë që të ndërmerr masat adekuate ndaj pjesëtarit të policisë i cili, të shtunën më 19 nëntor, kishte torturuar Sokol Ismajlin dhe fëmijët e tij të mitur nga fshati Gërbac i Medvegjës.
“Polici, për të cilin banorët e Medvegjës thonë se ka mbiemrin Cvetkoviq, me dorezën e armës zyrtare, duke bërtitur “Shqiptarët ma kanë vrarë babanë”, ka shkaktuar plagë trupore Sokol Ismajlit dhe fëmijëve të tij të mitur. Sulmi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes Ismajli, dhe kishte ardhur pas refuzimit të Sokolit për të shkuar të shuaj një zjarr në fshat, me arsyetimin se është i sëmur dhe nuk dëshiron të dal nga shtëpia.
MUP-i dhe prokuroria duhet të reagojnë në mënyrë adekuate duke hetuar rastin deri në fund, policin përgjegjës ta sanksionoj, dhe kështu qytetarëve t’u dërgohet mesazh i çartë se institucionet shtetërore punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. ”, thuhet në reagimin e LDP./medvegja.net /