Fahredin Gashi dënohet më 18 vjet burgim

Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Fahredin Gashin për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të Lipjanit. Më 6 muaj burgim me kusht është dënuar Hysri Rama për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Gjykata i ka besuar në tersi rrëfimit të Nazim Bllacës i cili ishte pjesëmarrës në vrasjen e Salih Gashit, por që me vendim të Gjykatës është shpallur dëshmitar bashkëpunues në këtë rast./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat