Serbia nuk duhet të thotë se nuk do të bëjë luftë për Kosovën

"Serbia nuk duhet të thotë se nuk do të bëjë luftë për Kosovën", ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic. Sipas tij, një deklaratë e tillë do të ishte mesazh i gabuar për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në emisionin "Dua të di" të B92, Dacic deklaron se është e nevojshme “baraspesha e frikës, për shkaqe sigurie në rajon”.

Ai ka thënë se po ashtu nuk duhet të thuhet se "Kosova është e humbur", sepse Kosova “është pjesë e rëndësishme dhe e përjetshme e Serbisë”.

"Në histori ne e kemi humbur disa herë dhe e kemi kthyer prapë Kosovën", ka thënë Dacic.

Zëvendëskryeministri serb ka thënë se është me rëndësi të thuhet se “sulmet fizike ndaj serbëve në Kosovë janë edhe sulme në Beograd”./albeu/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat