21 ushtarë të KFOR-it të lënduar gjatë përplasjeve të fundit në veri (video)

Zyrtarët e KFOR-it kanë njoftuar se 21 ushtarë kanë pësuar lëndime, derisa trupat e kësaj force, brenda natës, kanë nisur largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Kosovës.

Shefi i zyrës për informim në KFOR, Uve Novicki, tha për Radion Evropa e Lirë se pas largimit të barrikadës në Rudarë, forcat paqeruajtëse kanë reaguar, duke përdorur edhe gazin lotsjellës, për të shpërndarë serbët që synonin ta mbronin barrikadën.

“Mbrëmjen e kaluar, pas orës 23:00, KFOR-i me sukses mori nën kontroll bllokadën e vendosur në Rudarë - pa ndonjë incident. Ndërkaq, në mesnatë, numri i protestuesve u shtua; ata sollën edhe tre kamionë dhe avancuan drejt trupave të KFOR-it".

"Protestuesit përdorën forcën, përfshirë këtu edhe hedhjen e gurëve. Ata i shtynë prapa forcat e KFOR-it, duke i sulmuar ato me kamionë të mbushur me zhavorr”, tha Novicki, për të shtuar:

"Forcat e KFOR-it u detyruan të qëllojnë në ajër, si shenjë vërejtjeje. KFOR-i ka përdorur edhe gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për vetëmbrojtje nga protestuesit që përcillnin kamionët".

"Për të parandaluar mundësinë e përshkallëzimit të mëtejmë të konfrontimit dhe për të mos rrezikuar palët, KFOR-i mori vendim për ndërprerjen e operacionit. KFOR-i konfirmon se 21 ushtarë kanë pësuar lëndime”, tha Novicki.

​​Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tregoi për aksionin e KFOR-it në veri dhe tha se pas largimit të barrikadës, serbët lokalë kanë vendosur një barrikadë tjetër prej zhavorrit.

“Janë vendosur serish kamionë me zhavorr për të bllokuar totalisht rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit”, tha Hoti.

Aktualisht, sipas autoriteteve të rendit, situata është e qetë.

Po mbrëmë, pas mesnate, në afërsi të zonës së tre rrokaqiejve, ka ndodhur një shpërthim.

Nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale në tri automjete civile, tha zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

“Dy nga automjetet janë pronë e qytetarëve të përkatësisë etnike shqiptare dhe një tjetër e një banori serb. Nuk është raportuar për të lënduar nga ky shpërthim”, bëri të ditur Hoti.

Ai tha se deri më tash është gjetur një granatë dore e tipit M75, prodhim jugosllav. Lagjja e tre rrokaqiejve është zonë e banuar me popullatë të përzier në Mitrovicë.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet./rel/

{youtube width="640" height="450"}hJC2UE8Wp8M{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat