Berisha: Tre kërkesat e mia në “Murin e Lotëve”

Kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Tiranë i impresionuar nga vizita e tij zyrtare tre-ditore në Izrael. Me përshtypjen e një vendi mik, Berisha ndau dje me anëtarët e kabinetit qeveritar përjetimet personale që mori nga Izraeli duke rrëfyer edhe për vendet e shenjta të cilat ai i kishte shkelur dhe prekur me duart e tij. Berisha foli dhe për vizitën në Xhaminë e Omerit, i cili nuk u fut në Kishën e Varrimit të Shenjtë për të mos bërë që ajo të shndërrohej në xhami, por u ndal dhe u lut aty.

“Brenda në qytet ishte Muri i Lotëve dhe unë sipas traditës së vizitorëve, vendosa një letër me tri urime, krejtësisht të brendshme private. Formulova tri kërkesa, jo një. Jam gjetur njëherë në një vend të shenjtë në vitin ’92, ku më pyeti udhëheqësi shpirtëror i atij vendi se çfarë do i kërkoja Zotit. Unë, atëherë i bëra kërkesat e mia dhe deri tani vetëm mirënjohje kam. Në qytet vizitova dhe Gurin më themelor të Judaizmit, 5 mijë vjeçar. Ai quhet Guri themeltar. Karshi ishte xhamia ku Pejgamberi, Profeti erdhi një natë, u hapën 7 qiejt dhe u ngjit në qiell me lutjen e Zotit”, - deklaroi Berisha./balkanweb/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat