Egjipt - ushtria kërkon falje për vrasjet e civilëve
Ushtria egjiptiane kërkoi sot falje për vdekjet e ndodhura gjatë përplasjeve të dhunshme mes manifestuesve kundër pushtetit ushtarak dhe forcave të sigurisë.
Këshilli i lartë i forcave të armatosura, në një komunikatë të publikuar në rrjetin social ''Facebook'' shprehu keqardhjen e thellë dhe kërkoi falje për vdekjen e fëmijëve të martirizuar gjatë ngjarjeve të fundit në sheshin ''Tahrir''./trt/