Davutollu: Izraeli e varrosi miqësinë me Turqinë thellë në Mesdhe

Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu i ka këshilluar Damaskut që të hapë portat për vëzhguesit e Ligës Arabe dhe t'i lejojë ata të bëjnë vëzhgime.

"Sot për Sirinë është dita e shprehjes së mirëdashjes" tha Davutollu i cili u shpreh se tashmë nuk ka mbetur më durim për gjakun që po derdhet në Siri.

Davutollu i cili preku edhe marrëdhëniet Turqi-Izrael tha: "Është Izraeli ai që e varrosi këtë miqësi në thellësitë e Mesdheut duke vrarë nënshtetasit tanë".

Ministri i Jashtëm iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Forumin Turqi-Itali dhe i bëri thirrje udhëheqjes së Sirisë.

Davutollu i cili tha se Damasku duhet të hapë portat për vëzhguesit e Ligës Arabe u shpreh se ata presin një përgjigje pozitive në këtë drejtim.

"Sot në të vërtetë për Sirinë është një ditë që ajo duhet të tregojë se ka qëllim të mirë. Me qëndrimin që do të tregojë Siria sot ajo do të pasqyrojë edhe një herë nëse ka qëllim të mirë apo jo. Për këtë dua të flas haptazi. Tashmë nuk ka mbetur më durim për gjakun që po derdhet në Siri. Turqia dhe Liga Arabe janë të qarta në këtë drejtim. Shpresoj që edhe Siria do t'i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese dhe për të do të fillojë një periudhë e re", tha Ministri i Jashtëm Ahmet Davutollu.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Izrael.

Davutollu tha se është Izraeli pala që duhet të hedhë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

"Fatkeqësisht këtë miqësi e ka prishur Izraeli. Është Izraeli ai që e varrosi këtë miqësi në thellësitë e Mesdheut duke vrarë nënshtetasit tanë. Në qoftë se ai kërkon që kjo miqësi të zgjohet përsëri atëherë edhe hapat që duhen hedhur dihen. Pa kërkuar në mënyrë të qartë falje, pa i paguar një dëmshpërblim qytetarëve tanë dhe pa e hapur korridorin humanitar që do të lejojë vajtjen e ndihmave tona në Gaza atëherë edhe marrëdhëniet me Izraelin nuk mund të normalizohen", është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutollu./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat