Siria pavarësisht nga presioni ndërkombëtar vazhdon të ushtrojë dhunë kundër popullit.
Forcat e Sigurisë kanë hapur zjarr kundër popullit edhe në Humus, Deyr'uz Zur dhe zonat periferike të Damaskut.
Në lindje të vendit në Deyr'uz Zur janë duke u përjetuar konflikte midis ushtarëve sirianë dhe Ushtrisë për Sirinë e Lirë që përbëhet nga ushtarë që kanë ndërruar anën dhe janë bërë me opozitarët.
Në deklaratën e bërë prej Ushtrisë për Sirinë e Lirë thuhej se në konflikte janë vrarë 10 ushtarë sirianë.
Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se pas sulmeve të ushtrisë siriane, në këtë vend është rritur nevoja për ndihma humanitare.
Valerie Amos, koordinuesja e organizatës për të drejtat e njeriut thotë se prej konflikteve janë ndikuar 3 milionë njerëz dhe Gjysmë Hëna e Kuqe e Sirisë ka mundur të ndihmojë vetëm 1 milionë e gjysmë prej tyre.
Franca ka bërë propozimin për hapjen e një korridori për dërgimin e ndihmave humanitare popullit sirian të prekur nga konfliktet.
Ndërkohë Presidenti Irakian, Xhelal Talabani dhe Ministri i Jashtëm Hoshjar Zebari në deklaratat që kanë bërë kanë thënë se ata janë kundër sanksioneve ekonomike dhe ndërhyrjes së huaj në Siri./trt/