Shqiptarët festojnë 28 nëntorin

Sot në të gjitha trojet shqiptare, por edhe nga mërgimtarët në diasporë, shënohet 99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Festimet kryesore do të mbahën në Vlorë, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, të cilat qytete janë zbukuruar me flamuj kombëtar.

Për të shënuar 28 Nëntorin, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që zhvillohet në Vlorë, ndërsa kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek memoriali “Nënë Shqipëri” në Tiranë. Kreu i opozitës, Edi Rama, ka zgjedhur Kosovën për ta shënuar 28 Nëntorin.

Edhe në Prishtinë do të ketë një sëraktivitetësh, edhe pse asnjë nuk është e organizuar nga institucionet shtetërore. Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, nuk ka lajmruar për pjesëmarrjen e saj në ndonjë aktivitet, ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi, si çdo përvjetor, edhe kësaj radhe ka zgjedhur Prekazin për të filluar aktivitetet e tij për 28 Nëntor.

Gjatë gjithë ditës në Prishtinë do të ketë aktivitete të shumta, si koncerte, tribuna shkencore, mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe aktivitete tjera.

Në Maqedoni gjithashtu janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të. Në Shkup do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Skenderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “Dardania”, ndërsa mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë. Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë parashikuar aktivitete festive letrare./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat