Egjiptianët dalin në kuti të votimit...
Në zgjedhjet e para të organizuara pas përmbysjes së Husni Mubarakut, egjiptianët do të zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit.
Ndërsa në vend vazhdojnë protestat e opozitarëve kundër udhëheqjes ushtarake që drejton vendin.Tensionimi në Egjipt, i cili nën hijen e protestave ka hyrë në procesin e zgjedhjeve, është i madh.
45 milionë votues nga 80 milionë banorë sa ka gjithsej Egjipti për herë të parë do të dalin në zgjedhje pas përmbysjes së Husni Mubarakut.
Zgjedhjet që do të organizohen në tre zona të ndryshme me interval kohor nga një muaj mes zgjedhjeve dhe që do të zgjasin deri në muajin mars do të përcaktohen Asambleja Kushtetuese e përbërë prej 508 deputetëve.
Kushtetuta e re që do të hartohet nga Asambleja Kushtetuese do të dërgohet në referendum dhe pas pranimit të saj kjo asamble do të shpërbëhet dhe do të shkohet në zgjedhje të reja.
Fitorja e bllokut demokratik të udhëhequr nga Partia e Lirisë dhe Drejtësisë që është partia e Vëllezërve Mysliman shihet me një sy të prerë.
Pas zgjedhjeve parlamentare në muajin qershor në Egjipt do të organizohen edhe zgjedhjet presidenciale.
Ndërsa protestat e organizuara kundër mbikëqyrjes së udhëheqjes ushtarake vazhdojnë me gjithë shpejtësi.
Protestuesit opozitarë që mbushën sheshi Tahrir në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro që u shndërrua në qendër të protestave kërkojnë që udhëheqja ushtarake një orë e më parë të dorëzojë udhëheqjen civilëve./trt/