Tetovë, arrestohen katër shqiptarë që vizatuan Shqipërinë e Madhe

Policia e Maqedonisë ka arrestuar katër persona në Tetovë për shkak se kanë vizatuar grafite me flamuj kuq e zi dhe hartën e Shqipërisë së madhe, informon gazeta “Lajm” nga Shkupi. Sipas policisë bëhet fjalë për 3 persona me iniciale V.K. T.P. dhe V.I. nga Tetova dhe personi me iniciale R.S. nga Dibra, të gjithë në moshën 20 deri 22 vjeçare. Ata kanë vizatuar grafitet në hyrje të Tetovës, në afërsi të “Monopolit”, kurse policia I ka arrestuar sot rreth orës 10 paradite. Bashkë me hartën e Shqipërisë së madhe ata e kanë shkruar edhe parullën “Një gjuhë, një komb, një shtet”, bënë të ditur lajmpress. Të njëjtit janë liruar pasi janë marrë në pyetje nga policia, transmeton alsat-m.

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat