Enver Sekiraça po interesohet t’i japë fund jetës si “kaçak”.
Burime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë thënë se familjarët e Enver Sekiraçës kanë përcjellë mesazhin e familjarit të tyre, se është i gatshëm t’u dorëzohet autoriteteve ndërkombëtare në Kosovë. Sipas këtyre burimeve, ai është i gatshëm për një gjë të tillë, i bindur se nuk mund të gjendet fajtor për vepra që i ngarkohen.
“Para disa ditësh familja e Enver Sekiraçës ka kërkuar nga EULEX-i që ta marrë komplet rastin, sepse ai nuk u beson autoriteteve kosovare”, ka thënë burimi.
Enver Sekiraça besohet se po fshihet në Republikën e Irlandës. Për të ka edhe urdhër arrestim ndërkombëtar./koha/