Drashkoviq: Milosheviqi deshi që ta humbnim Kosovën

“Serbët duhet të braktisin barrikadat në Kosovë para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Nuk kemi pushtet në Kosovë dhe e vetmja rrugëdalje është anëtarësimi në BE”, thotë Vuk Drashkoviq.

Lideri i SPO në B92 ka thënë se po përhapen gënjeshtra se Serbia ka sovranitet dhe e ruan Kosova dhe se “kjo është vija kuqe e politikës serbe”, raporton “Koha”.

Ai ka kërkuar që të publikohet Marrëveshja e Kumanovës, mirëpo ka thënë se nuk dëshiron në asnjë mënyrë që KFOR-i të përdorë pjesë nga ajo marrëveshje.

“Pse nuk po publikohet ajo që është nënshkruar në Marrëveshjen e Kumanovës? Mos e dhëntë Zoti që KFOR të përdorë vetëm një pjesë të asaj që është nënshkruar. Ato janë autorizime të tmerrshme”, ka kërkuar Drashkoviq.

Ai ka përsëritur se pas bisedimeve në Rambouillet, para Milosheviqit kishte paraqitur planin që premtonte sovranitet të Kosovës me një shkallë të lartë autonomie për shqiptarët, por ai këtë e hedhur poshtë.

“Më është përgjigjur kështu: Je shumë i lidhur me Kosovën. Si nuk e kuptoni se Kosova është një gur në qafë dhe se ne duhet ta heqim atë nga qafa? Ajo duhet të shkojë. Dhe ja rasti që të shkojë, do të refuzojmë çdo ofertë në Rambouillet dhe do ta provokojmë NATO-n të na bombardojë”, pohon Drashkoviq.

Ish-zëvendëskryeministri i Slobodan Milosheviqit ka kundërshtuar deklaratën e Ivica Daçiqit për luftë në Kosovë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat