Në Egjipt kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë, votimet në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.
Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur fillimin e zgjedhjeve në qytetet Kajro dhe Aleksandria, duke thënë se votimet duken se kanë qenë paqësore dhe me pjesëmarrje të lartë të votuesve.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, tha se raportet e hershme nga monitoruesit e pavarur amerikanë për zgjedhjet në Egjipt, ishin “mjaft pozitive”./rel/