
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisë, ku ka takuar edhe doktorët që kanë ndjekur gjendjen e të ndjerit Leka Zogu, konfirmoi se shkaku i vdekjes së pretendentetit për fronin mbretëror është arresti kardiak qe ka ndodhur qe ne 25 nentor.
Duke dhënë detaje mbi vdekjen e Leka Zogut, ministri Vasili sqaroi se gjendja e pretendentit për fronin mbretëror ka qenë e rënduar, por është ndjekur në mënyrë të përkushtuar nga mjekët. Vasili konfirmoi njëkohësisht se në kohën që Leka Zogu ka qenë i shtruar në spital është mbajtur me frymëmarrje artificiale, ndërkohë që mëngjesin e sotëm mbylli sytë. Vasili tha se pak minuta më parë është certifikuar edhe vdekja e Leka Zogut.
Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij./tch/
{youtube width="650" height="450"}qYc84zwnSdg{/youtube}