Betonohet barrikada në Zveçan

Barrikada në vendin “Kërshi i Dudit” në komunën e Zveçanit të cilën para disa netësh KFOR-i u përpoç ta heqë, është përforcuar dhe betonuar.

Barrikada e lartë 2.5 metra është betonuar mbrëmë dhe në të është vënë teli gjembor të cilin e kishte përdorur KFOR-i gjatë përpjekjes për ta hequr, njofton Blic.

Me këtë betonim është bërë i pamundur udhëtimi nga Zveçani deri në jug të Mitrovicës.

Serbët edhe mbrëmë kanë bërë të ashtuquajturën kujdestari nëpër barrikada./lajm/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat