
Kundrejt kësaj situate shqetësuese mjekët apelojnë për një kujdes të veçantë, ku një ndër mënyrat më të mira parandaluese është ajo e minimizimit të faktorëve rriskues, siç është stili i jetesës, mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, shmangia e konsumit të duhanit dhe alkoolit.
Njëkohësisht çdo vit në vendin tonë evidentohen mbi 5 mijë raste të reja me tumore, pjesa dërrmuese e të cilave zbulohen në stade tepër të rënduara, kohë në të cilën dhe trajtimi mjekësor nuk jep efektet e duhura.
Në raportin më të fundit të nxjerr edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë bëhet me dije se tashmë sëmundjet kronike po bëhen një burim kërcënimi vdekjeprurës, ndryshe nga sa ndodhte me parë, kur sëmundjet infektive si tuberkulozi, malaria apo HIV-AIDS-i listoheshin si sëmundjet që shkaktonin nivelin më të lartë të vdekshmërisë./albnow/