Në Jagnjenicë edhe tri barrikada të reja

Mediet serbe njoftojnë se në Jagnjenicë janë vendosur tri barrikada të reja dhe është përforcuar një e më hershme. Në të gjitha barrikadat, në 19 sosh, serbët kanë kryer ritualin e të ashtuquajturës kujdestari por me një numër më të vogël, njofton B92 .

Kryetari ilegal i Zubin Potokut është takuar me komandantin e KFOR-it për lidhje.

Serbët e veriut, njoftojnë medie të Beogradit, janë të zhgënjyer me kryetarin e Serbisë Boris Tadiq për shkak të apelit të tij rreth barrikadave ndërsa vendimin rreth këtij apeli pritet ta marrin pas takimit të përfaqësuesve të të ashtuquajturës bashkësi komunash.

Gazeta Beogradit "Danas", shkruan se Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar masa të dhunshme administrative në rast të mosdëgjimit të administratës lokale, ndërsa “bashkësia” ka thënë se është e gatshme për masa të tjera alternative të rezistencës.

Udhëheqësi ilegalë kanë paralajmëruar se padia kundër Borislav Stefanoviqit do të bëhet sapo të merren vesh rezultatet e marrëveshje të sotme Kosovë – Serbi në Bruksel./koha/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat