HIV/AIDS, Uollers: 'Bëhuni synet'

Maqedonia vazhdon të qëndrojë në mesin e vendeve me numër më të vogël të të prekurve nga virusi HIV SIDA. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov me rastin e 1 dhjetorit, Ditës kundër HIV SIDA që u shënua në sheshin e qytetit ku qytetarët kishin edhe mundësinë të bëjnë testin për HIV SIDA. Ministri Todorov gjithashtu premtoi se mjetet e fituara nga Fondi global kundër HIV SIDA do të krijohen hapësira të mjaftueshme për të prekurit nga ky virus.

“Është mirë që Maqedonia mbetet në mesin e vendeve me më pak të prekur, me 142 raste të regjistruara..Maqedonia për të tretën herë fitoi mjete nga Fondi global për mbështetje të programeve për mbrojtje kundërs HIV SIDA në vlerë prej 10.7 milionë euro, për periudhën 2012-2016”, tha Nikolla Todorov, ministër i shëndetësisë.

Organizimin me rastin e 1 dhjetorit e mbështeti edhe ambasada e SHBA-së në Shkup. “Përmes planit emergjent të presidentit për lehtësim të AIDS-it janë identifikuar si thelbësore tre intervenime shkencore: ndalimi I transmetimit nga nëna tek fëmija, zgjerimi I praktikës së synetimit vullnetar tek meshkujt dhe ngritja e nivelit të përdorimit të shërimit si parandalim. Kur këto metoda përdoren në kombinim njëra me tjetrën ofrojnë mundësi historike për të zvogëluar përqindjen e infektimeve të reja në tërë botën”, tha Poll Volers, ambassador i SHBA-së.

1 dhjetori, dita kundër HIV SIDA u organizua nga HERA, asociacioni shëndetësor dhe hulumtues. Ata me këtë rast u bënë apel qytetarëve që sonte të marrin pjesë në gala koncertin që do të mbahet në Operën dhe baletin e Maqedonisë, për shkak se mjetet e grumbulluara nga ky eveniment do t’u dhurohen personave që jetojnë me HIV.Vetëm gjatë vitit që po lëmë pas në Maqedoni janë regjistruar 10 raste të HIV SIDA Prej tyre, 7 janë me sëmundjen SIDA dhe 3 janë HIV pozitiv./alsat-m/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat