Pa marrëveshje Kosovë – Serbi, bisedimet vazhdojnë sot

Bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë do të vazhdojnë sot pasdite në Bruksel, kanë bërë me dije burime të Beta –s.

Bruksel, 2 dhjetor - Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia nuk ka pranuar marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Europian për menaxhimin e integruar të kufijve.

Kryenegociatorja Edita Tahiri i ka thënë KTV-së  se "Kosova e ka pranuar marrëveshjen ndërsa Serbia jo".

"Ne e kemi pranuar marrëveshjen, por tani e tutje i mbetet BE-së që të merret me Serbinë në ditët në vazhdim. Kosova edhe sonte ka fituar një vlerësim të lartë para miqve.

Ajo shpreson se Bashkimi Europian do t''''i bëjë presion Serbisë për ta pra pranuar marrëveshjen për kufijtë.

Edhe shefi i delegacionit të Serbisë, Borislav Stefanoviq, e ka konfirmuar për mediet serbe se takimi ka përfunduar pa marrëveshje.

Ende nuk është e qartë nëse ky raund bisedimesh do të vazhdojë edhe të premten apo Cooper do ta shpallë të mbyllur./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat