
Genc dhe Florida Spahiu, 35-vjeç, së bashku me vajzën e tyre 4-vjeçare Jona, nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe humbën jetën mes zjarrit. Ndërhyrja e vonuar e zjarrfikëseve arriti të shpëtonte vetëm vajzën e dytë të mitur të çiftit, 3-vjeçaren Dea Spahiu, e cila është në gjendje të rëndë në reanimacion.
Ndonëse është ende herët dhe policia nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që shkaktuan këtë tragjedi, pistat e para bëjnë të besohet se ishte shpërthimi i një bombole të gazit ai që ndezi flakët.
Pasiguria ndaj zjarreve dhe mungesa e mjeteve të sofistikuara zjarrfikëse është një shqetësim i madh në qytetet shqiptare. Vetëm një ditë më parë, të shtunën, një banesë u shkrumbua tërësisht në lagjen muzeale të Beratit, duke vendosur në rrezik dhe shumë banesa të tjera përreth, ndërsa më parë gjatë muajit, një zjarr i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale teksa përfshiu një treg të madh në Tiranë./TCH/
{youtube width="660" height="450"}P7rp155bvRs{/youtube}