VV kërkon mocion votëbesimi ndaj Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për medie, ka thënë se do të fillojë të kërkojë nënshkrimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për një mocion votëbesimi ndaj Qeverisë së Kryeministrit Hashim Thaçi.

Kështu ka thënë të dielën Visar Ymeri nga kjo lëvizje, duke thënë se qeveria e Hashim Thaçit, më shumë po i bën dëm Kosovës, sesa “hajr”.

Pakënaqësitë e kësaj lëvizjeje vijnë pas marrëveshjes së nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufijve. Ai ka thënë se do të takohet me të gjitha partitë opozitare dhe me deputetë veç-e-veç për të kërkuar përkrahjen e këtij mocioni.

“Përderisa Angela Merkel ruan shtetësinë e Kosovës duke kërkuar nga Serbia që t’i plotësojë kushtet në raport me Kosovën, Qeveria jonë po heq dorë nga shtetësia duke nënshkruar marrëveshje ku kufijtë e Kosovës cilësohen si pikëkalime”, ka thënë Ymeri.

Gjithashtu, Vetëvendosje nuk i ka përjashtuar protestat që do t’i organizojë deri në rrëzimin e qeverisë së Hashim Thaçit./zeri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat