PD shkarkon Amir Ahmetin

Partia e Drejtësisë ka reaguar edhe zyrtarisht duke konfirmuar shkarkimin e nënkryetarit të kësaj partie, Amir Ahmeti. Në një komunikatë të PD-së ku flitet për mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur dje,  thuhet se “u shkarkua Amir Ahmeti nga posti i nënkryetarit të Partisë për shkak të shkeljes së statutit të PD-së. 6”.

Përveç vendimeve tjera që janë marrë, në këtë mbledhje thuhet se Këshilli Drejtues vlerësoi së duke pasur parasysh momentin aktual politik në vend është i domosdoshëm vazhdimi i angazhimit të PD-së në institucionet e vendit si pjesë e koalicionit qeverisës.

Është shkarkuar nga partia, nënkryetari i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti. Sipas informacioneve të mediave, ai është shkarkuar gjatë një mbledhje të kryesisë të dielën, dhe njëra prej aryseve të shkarkimit është kritika e tij e vazhdueshme edhe publike ndaj kryetarit Ferid Agani.

Partia e Drejtësisë nuk ka komunikuar zyrtarisht për shkarkimin, ndërsa as Ahmeti nuk ka folur. Ai është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës ndërsa së fundi u prëmend si emri i mundshëm për ambasador në një vend arab. /indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat