
Kjo ka ndodhur pas bisedimeve të zhvilluara mes përfaqësuesit të KFOR-it, kolonelit Adolf Konrad dhe kryetarit ilegal të komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, si rezultat i së cilës është hapur rruga Zubin Potok-Zveqan dhe është mundësuar qarkullimi i automjeteve në këtë drejtim.
Sllavisha Ristiq ka thënë se largimi i kësaj barrikade nuk nënkupton largimin edhe të barrikadave tjera dhe qytetarëve nga barrikadat.
“Kjo ka ndodhë për të normalizuar qarkullimin në drejtimin Zubin Potok-Zveqan, që ka qenë i bllokuar plotësisht për disa ditë, ndërsa barrikadat tjera mbeten dhe se largim të popullatës nga këto barrikada nuk do të ketë”, ka thënë Ristiq, duke shtuar se serbët nuk besojnë nëse EULEX-i dhe institucionet e Kosovës nuk do ta përdorin këtë rrugë./Kosovapress/