
Në Jagenjicë sipas burimeve të portalit janë vendosur mbi 10 paramilitarë rusë. Sipas burimeve të portalit ata që kanë ardhur nga Rusia janë ish-ushtarë të Bashkimit Sovjetik të cilët kanë marrë pjesë edhe në luftëra të tjera si në Afganistan, Kroaci dhe Bosnje.
Udhëheqësi u grupit të paramilitarëve ruse në Kosovë është Aleksandër Kravcenko, i cili këto është duke qëndruar në Zveçan ndërsa komandon njësinë e tij në Jegenicë.
I ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin-Potokut Sllavisha Ristiç ka theksuar se largimi i barrikadës po bëhet për arsye që KFOR-i të bëjë të mundur qarkullimin në rrugën Zubin Potok-Zveçan ndërsa u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të qëndrojnë në barrikada. (LajmeShqip.com){jathumbnail off}