Kamishi - Florinit: Je i vogël sa bubrreci

Seancat e Kuvendit të Kosovës janë shndërruar në arena të debatit edhe për aspektet morale e individuale të deputeteve. Në rend dite ishte interpelanca e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për çështje të reciprocitetit e thirrur nga Vetëvendosja e kur deputeti i kësaj lëvizje Florin Krasniqi del në foltore nuk kalon pa replika nga deputetët e PDK-së, veçohet këtu Bekim Haxhiu i njohur si”Kamishi”.

Derisa Krasniqi, fliste për qeshtjen e hyrjes së mallrave serbe kishte ndërhyrje nga ana e deputeti Haxhiu derisa Krasniqi i drejtohet atij me fjalët “mshele”.

“Kamish mshele kur të foli unë. Mshele kur të vjen rendi pastaj fol mshele”, i drejtohej Krasniqi, Haxhiut. E kjo e nervozoi “Kamishin” i cili kërkoi replikë derisa kërkoi nga Kryesia e Kuvendit që të mos lejojë abuzimin e foltores së Kuvendit.

“Me këtë çështje duhet të merrej Kryesia e Kuvendit që ky person i paedukatë pa karakter me fjalorë fyes dhe ofendues me tregu në këtë foltore të Kuvendit se nedemek ky e ka fuqi me ja mshel dikujt gojën në këtë  Kuvend. Ky është tempull i demokracisë dhe ka mendime ndryshe, nuk ta jap të drejtën ty me i than dikujt mshele. Sa bubrreci je i vogël me i than dikujt mshele, shumë shumë i ultë je”, ka thënë Haxhiu.

Nuk është hera e parë qe deputetët Haxhiu e Krasniqi polemizojnë gjatë seancave në Kuvend. Ata më herët kishin debate të ashpra edhe rreth SHIK-ut, qe kishte eskaluar edhe në fyerje mes tyre./indeksonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat