Në mesin e shtetasve serbë që u gjendën në Libi gjatë kohës së luftës ishte Vidan Pavloviq, banor i Beogradit, ndërsa në formularin e plotësuar për vizë shënon se ai është pilot oficer i ushtrisë serbe. Përveç tij, janë edhe të tjerë si Slobodan Grujiq ( i lindur në Mitrovicën e Sremit, jeton në Beograd, pilot oficer i ushtrisë serbe), Dejan Arbutina (i lindur në Loznicë, jeton në Beograd, pilot i ushtrisë serbe) si dhe Aleksandar Zeçeviq (i lindur në Pançevë, ku edhe jeton, pilot i ushtrisë serbe). Këta katër kishin viza njëmujore nga 18 shkurt – 17 mars 2011, shkruan agjencia e lajmeve "Avaz".
Tre oficerët e tjerë nuk janë përgjigjur në pyetjen se sa herë kishin qenë në Libi. Ata, sipas "Avaz-it", janë: Nenad Simiq (oficer i ushtrisë serbe, i lindur në Kragujevc, jeton në Beograd), Dragan Stojadinoviq (nënoficer i ushtrisë serbe, nga Beogradi) dhe Dalibor Tepavac (nënoficer i ushtrisë serbe, i lindur në Kikind, jeton në Pancevë). Këtyre u ishin lëshuar vizat nga 22 shkurti deri më 22 maj të këtij viti.
Sipas dokumenteve ekskluzive të publikuara nga faqja 17022011libya.com, vizat i kishte lëshuar Ambasada e Libisë në Beograd, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë, e cila në atë kohë ishte ende nën urdhrat e Gadafit.
Në faqen e kryengritësve libianë janë publikuar emrat e 16 ushtarakëve, të shkruar në gjuhën arabe të cilët është vështirë të deshifrohen saktë, në mesin e tyre janë edhe emrat e shtatë oficerëve të përmendur më lartë./Shembulli/ {jathumbnail off}