Jarinja bllokohet sërish

Serbët pasdite sërish kanë bllokuar rrugën Rashkë-Leposaviq para pikë kalimin Jarinje me ç`rast është ndalur trafiku drejt këtij vendkalimi.

Në vijën ndarëse mes Leposaviqit dhe Rashkës, serbët kanë vendosur gurë dhe kanë përgaditur kamionët për të zbrazur zhavorrin.  Sipas mediave serbe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme serbe nuk janë duke lejuar që qyetarët të ngrejnë një barrikadë të re atje. Barrikada para Jarinjes është larguar mëngjesin e sotëm dhe trafiku ka funksionuar nga ora nëntë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka përsëritur përmes një njoftimi për media se “restrikcionet në lirinë e lëvizjes janë të papranueshme”. Ky mision ka mirëpritur heqjen e pengesave rrugore në luginën e Zubin Potokut dhe kudo tjetër nga popullata vendase, por ka kërkuar që të hiqen pengesat edhe për EULEX-in.

“Liria e pakushtëzuar pa diskutim përfshin edhe EULEX-in”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, në të cilin potencohet se nuk do të tolerohet dhuna. Në komunikatë në veçanti shkruan se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat