
Fillimisht, një vendim i tillë është pritur të merret në takimin e sotëm, por, sipas raporteve të mediave, të cilat citojnë një draft-deklaratë nga samiti, thuhet se vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm, përkatësisht në samitin e radhës së BE-së.
Raportet, duke u bazuar në atë draft-deklaratë, thonë se BE-ja do të shohë nëse Serbia do të vazhdojë të dëshmojë përkushtim të besueshëm dhe të arrijë progres të mëtutjeshëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve me autoritetet qeveritare në Kosovë./rel/