Qeveria nuk do ta zbatojë mocionin e Vetëvendosjes

Qeveria e Kosovës nuk do të zbatojë mocionin e një dite më parë të miratuar në Kuvend, me të cilin obligohet të aplikojë edhe masat e reciprocitetit të plotë politik me Serbinë. Pikat e përfshira në mocion i kualifikon veç si rekomandime. Një zyrtar i lartë i ekzekutivit, të enjten, i ka thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se Kosova nuk është në pozitë të tillë, sa t’i përgjigjet me politika të njëjta Beogradit zyrtar. Prandaj, ka thënë se edhe pika të  mocionit “nuk do të merren në konsideratë”. Këtë nuk e kanë thënë decidivisht dy zëvendëskryeministrat, Hajredin Kuçi e Mimoza Kusari-Lila. Por, asnjëri nga ta nuk ka dhënë premtimin që t’i përgjigjen pikë për pikë obligimit të marrë një ditë më parë në Kuvend. “Gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë politikës së Kosovës është ta imitojë Beogradin dhe besoj po ashtu se nuk janë politikanë shumë inventivë në një vend, ose një popull, që imiton tjerët, se imitimi, gjermanët thonë, çalon. Është më i zbehtë”, i ka thënë “Kohës Ditore” zëvendëskryeministri Kuqi./koha/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat