Një luftim i ashpër me armë zjarri në mes të grupeve kriminale serbe është regjitruar në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Po ashtu nga këto objekte, ka ardhur edhe përgjigja me armë zjarri kundër sulmuesve.
Në këto dy objekte gjenden mbi 20 pjesëtarë të njësisë paramilitare serbe ‘Shigjeta’ të cilët ndërhyjnë në rast emergjente kur KFOR-i apo EULEX-i tentojnë të largojnë ndonjë barrikadë apo kur është i nevojshëm ndonjë ndërhyrje e grupeve kriminale serbe kundër shqiptarëve.
Burimet më tej ka precizuar se ‘Shigjeta’ janë duke përkrahur vijën e strukturave radikale serbe që janë kundër largimit të barrikadave ndërsa sulmi është kryer nga ana e grupeve që janë për largimin e barrikadave dhe marrjen në dorë të të gjithë kontrabandimit në veri të Kosovës.
Për momentin nuk dihet nëse ka patuar të vrarë apo të plagosur në mesë të serbëve./lajm/