
Ai në garën për këtë post nuk pati asnjë kundërkandidat. Partia e Drejtësisë të dielën ka mbajtur kuvendin e saj të shtatë zgjedhor në të cilin ka paraqitur raportet e punës së kësaj partie për gjatë dy viteve paraprake si dhe ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e partisë.
Nga 242 delegatë sa do të duhej të ishin, në sallë të pranishëm ishin 202, gjë që plotësonte kushtet dhe kuorumin për t`u zhvilluar tutje punimet e kongresit.
Me vota unanime Aganit iu dha edhe një mandat për të udhëhequr për dy vitet e ardhshme me Partinë e Drejtësisë. Me këtë rast Agani ka premtuar se do të punojë me përkushtim të madh duke iu përmbajtur vlerave dhe qëllimeve të partisë.
Duke komentuar vendimin e fundit të kryesisë së kësaj partie që të shkarkohet nënkryetari Amir Ahmeti, Agani tha se kjo parti nuk do të tolerojë njerëz që për interesa të ngushta tentojnë të prishin imazhin e Partisë së Drejtësisë të kultivuar që prej themelimit të saj./koha/